Shqip
Shërbimet
Ne jemi
zyra e shoqatës „Verein für die Betreuung der ausländischen Arbeitnehmenden im Kanton Zug“ (shoqata për patronazhin e punonjësve të huaj në kantonin e Zugut). Për punën e saj, shoqata është e ngarkuar nga Drejtoria e Ekonomisë dhe nga komunat e kantonit të Zugut.
Ne jemi në shërbimin e të gjithë mërgimtarëve dhe mërgimtareve me status qëndrimi të rregullt, si edhe në shërbimin e popullsisë vendase. Ofrojmë një spektër të pasur këshillimesh, informatash dhe ndërmjetësimi.
Welcome Desk
Në Welcome Desk presim të gjitha persona që kërkojnë këshille, dhe posaçërisht njerëz të porsaardhur nga një vend të jashtëm. Këtu keni mundësi për këshillim të shpejt dhe për informata lidhur me hapat e para të integrimit në Zvicër dhe në kantonin e Zugut. Në rast të pyetjeve të ndërlikuara ju udhëzojmë më tej tek këshilltarët dhe këshilltaret tona apo te institucione e specialista të tjerë.
Ju lutemi kontaktoni sportelin tonë e pritjes „Welcome Desk“ në numrin 041 728 22 76“ ose welcome.desk@fsm-zug.ch për të bërë një termin.“
Këshillime
Ne bëjmë këshillime në këto gjuhë:
Anglisht, boshnjakisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, kroatisht, portugalisht, serbisht, shqip, spanjisht dhe turqisht.
Ne ju ofrojmë:
- Këshillime në fushat e sigurimeve sociale, e juridiksionit për të huaj, e së drejtës së qiraxhinjve, e së drejtës se punës, e papunësisë, e arsimit, e shkollave dhe kurseve të gjuhës, e marrëdhënieve familjare/ të çifteve, e pyetjeve lidhur me fëmijë, e shëndetësisë dhe e kthimit në vendlindje.
- Ndihmë në rast vështirësie me punëdhënës, ente dhe institucione.
Për të gjithë bashkëpunëtoret dhe bashkëpuntorët e zyrës sonë vlen detyrimi i mosfoljes.
Çmime
| Taksa vjetore | CHF 10.— |
| letra të thjeshta | CHF 10.— deri në 30.— |
| Lutje, ankesa, hulumtime të thella, faturohen sipas kohës së investuar. | |
| Përkthime, të paktën | CHF 40.— |
| Veprimtari jashtë zyrës, ora | CHF 70.— |
| Shpërblim për rrugë | CHF 30.— |
| çifte / familje | CHF 100.— |
| person i veçant / çifte pensionisthësh | CHF 90.— |
| pensionist, person i veçant | CHF 60.— |
| persona me pagesa shtesë në AHV / IV dhe persona me ndhimë sociale | CHF 60.— |
| të rinjë dhe të reja në shkollim profesional | CHF 40.— |
| Bezeichnung | Preis | Merkliste | Warenkorb | Download |
|---|---|---|---|---|
| Fachstelle Migration - Shqip - Dokument |
|
|||
| Kantoni Zug Mirë se erdhët! - Buch / Broschüre |
|
